Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 222 raste të reja me koronavirus nga 1,928 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe viktimave.
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithe vendin janë 5,709 raste aktive me COVID, ndërsa 493 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki;130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.
Tirana vijon të kryesojë për numrin e infektimeve ndërsa pasohet nga Fieri, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.