Gossip Showbiz

Belen Rodriguez ndez debate? “Pas vaksinës jemi të gjithë pak a shumë kështu”

Belen Rodriguez është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për jetën sentimentale apo projektet televizive, por për një deklaratë që ka shkaktuar diskutime të gjera në rrjetet sociale dhe në media.

Showgirl-i argjentinas ka ndarë me ndjekësit se ka kaluar disa ditë të vështira me temperaturë deri në 39 gradë dhe kollë të fortë.

Në një postim, ajo tregoi se tani ndihet më mirë, por shtoi një koment që u bë menjëherë viral:

Pas vaksinës jemi të gjithë pak a shumë kështu.

Deklarata e saj u interpretua si një lidhje mes vaksinimit dhe simptomave të saj, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të infektologut italian Matteo Bassetti.

Mjeku kritikoi ashpër postimin, duke thënë:

Le të bëjë rolin e showgirl-it, sepse i shkon shumë, por jo të shkencëtares dhe aq më pak të flasë kundër vaksinave.

Ai shtoi se nuk është e drejtë të lidhet gripi apo gjendja e keqe shëndetësore me vaksinën kundër Covid-it të bërë vite më parë dhe se deklarata të tilla vetëm krijojnë konfuzion te publiku.

Debati mes Belen dhe Bassetti-t ka ndarë opinionin publik në Itali: disa mbështesin të drejtën e saj për të ndarë eksperiencën personale, ndërsa të tjerët mendojnë se figurat publike duhet të tregojnë kujdes kur flasin për çështje shëndetësore.