Britaniku Ray Iveley, një pensionist 88-vjeçar, kaloi klasën e tetë të një shkolle muzikore, seksioni i pianos, pas 67 vitesh. Ai e përfundoi klasën me rezultate të shkëlqyera. Iveley, një prift në pension që jeton në fshatin Kilham në East Yorkshire, tha se ishte i habitur nga interesi publik, pasi historia e tij u shfaq në stacionin e radios lokale, televizionin dhe gazetën lokale.

“Jam i habitur që historia ime ka tërhequr kaq shumë vëmendje dhe kaq shumë publicitet, sepse ka kaq shumë lajme për probleme të tjera, luftëra dhe sigurisht situatën politike në Amerikë”-tha Ively.