Sport

Botërori 2026/ 1 pikë siguron kualifikimin, Kroacia sonte kundër Ganës edhe për vendin e dytë!

Kroacia luan sonte një ndeshje shumë delikate, që do të përcaktojë shumë fatin e tyre në këtë Botëror. Ballkanasit në ndeshjen e fundit të grupit kanë përballë Ganën, që ka siguruar kualifikimin në 1/16 dhe që në ndeshjen e dytë në grup barazuan 0-0 kundër Anglinë.

Kroacia aktualisht renditet e dytë me 3 pikë, 1 më pak se Gana e vendit të dytë dhe po aq nga Anglia e vendit të parë, por nëse humbet shanset janë të mëdha që të eliminohet. Një pikë do t’i kualifikonte me siguri në vendin e tretë, ndërsa fitorja u jep mundësi për vendin e dytë.

Dueli tjetër i grupi L, po në orën 23:00 është mes Panamasë së vendit të fundit dhe Anglisë që ka 4 pikë. ‘Tre luanët’ kryesojnë grupin aktualisht, por sonte kërkojnë fitoren për të ruajtur pozicion. Përballë kanë të vetmin ekip që këtë Botëror nuk kanë realizuar asnjë gol.

Ndërkohë 28 skuadra kanë siguruar deri më tani kualifikimin për në fazën e 1/16-ta të Botërorit 2026. Nga ndeshjet e fundit në grupe mbeten për t’u përcaktuar edhe vetëm 4 ekipe. Ende pa zbritur në fushë për ndeshjet e treta në grupe janë kualifikuar mes 32 më të mirave edhe Anglia, Gana e Portugalia. Një vend në 1/16 e kanë siguruar pas ndeshjeve të fundit edhe Paraguaji, Senegali Spanja, Kepi i Gjelbër, Belgjika dhe Egjipti.

Pas dy barazimeve në ndeshjet e para Belgjika mund 5-1 Zelandën e Re dhe me 5 pikë u kualifikua si vend i parë në grup. Dy gola i shënoi Trossard por rrugën e rrjetës e gjetën edhe Lukaku, De Bruyne e Salemakers.

Si vend i dytë nga grupi G dhe për herë të parë në histori avancoi edhe Egjipti. Egjipti barazoi 1-1 me Iranin.