Aktualitet Politikë

“Agron, ujë more ujë”, momenti kur Gjekmarkaj bie në tokë pa ndjenja, protestuesit i japin ndihmën e parë

Top Channel ka siguruar momentin kur deputeti demokrat Agron Gjemakraj ka rënë në tokë pa ndjenja.

Tirana përjetoi 3 orë kaosi nga bllokimi i 5 nyjeve të rëndësishme rrugore si  rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Uilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Përplasjet me Policinë kanë qenë të pranishme kudo.  Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj pas përplasjes me policinë në zonën e Pallatit me Shigjeta ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spital. “Më shtynë policët dhe u rrezova pa ndenja. Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, po shkoj drejt spitalit ushtarak”, u shpreh për Top Channel Gjekmarkaj.

Kreu i PD, Sali Berisha, i rikthyer në protestë pas 1 viti, ka reaguar pas situatës me Agron Gjekmarkajn. Berisha pretendon se ‘kriminelët’ me uniformë e kanë goditur ndërsa e quan një akt kriminal të porositur nga Rama. “Ne do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore, deklaroi Berisha në minutat e fundit të protestës. Klevis Balliu, koordinator rajonal i PD-së, tha se Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë kafshërore nga policia, që e shkeli me këmbë.

Disa deputetë të PD-së kanë pretenduar se janë dhunuar nga Policia, siç është rasti i Luan Baçit dhe Xhelal Mziut. Por në anën tjetër, Flamur Noka është shfaqur duke goditur me grushta një polic, pasi është përplasur edhe me Shefin e Komisariatit Nr 1.

Në një kohë që opozita ishte duke zhvilluar protestën në Tiranë, ka ardhur një reagim nga ish deputeti i PD, Ervin Salianji. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji akuzon kryeministrin Rama se ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës sot, por ka bllokuar rrugën e Shqipërisë së zhvilluar dhe demokratike me kontrollin dhe diktatin që ushtron mbi çdo institucion, prej  paranojëss dhe frikes për humbjen pushtetit, privilegjeve dhe imunitetit para drejtësisë.