Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Berat, 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish, ku një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, i cili ndodhej në gjendje të dehur, u përplas me një mjet bujqësor tip zetor, drejtues i të cilit ishte Ani Hazizi.

Hazizi u plagos dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, duke marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

LEXO EDHE: Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

Në vendngjarje mbërritën policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të rregulluar trafikun. Aksi Fier–Berat njihet si një zonë e rrezikshme, ku aksidentet jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën.

LEXO EDHE: Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, dy të plagosur!

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. M., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.