Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, dy të plagosur!

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë.

Tre makinat janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa një prej automjeteve të përfshira në aksident ka targa bullgare dhe përdorej nga një familje për të udhëtuar drejt Tiranës.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi” të përfshirë në aksident është transportuar drejt spitalit të Bulqizës në gjendje të rëndë shëndetësore.