Rajoni

Aksidentohet një autobus në Pejë, plagosen 32 persona

Aksidentet rrugore nuk kursejnë as Kosovën. Një autobus pasagjerësh u aksidentua sot në afërsi të Pejës. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dale nga rruga. 24 persona u transportuan në spitalin rajonal të Pejës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se po ndjek gjendjen e të lënduarve. Ndërkaq të paktën 8 persona mbetën të plagosur si pasojë e aksidenteve në disa akse rrugore gjatë ditës së sotme në vendin tonë.