Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Italisë. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë Pirlo me një postim në Instagram:
Kam vendosur të mos jem më kandidat për stolin e Kombëtares Italiane.
Trajneri aktual i United FC ka publikuar këtë përditësim duke saktësuar postimin ku përpiqej të shpjegonte pozicionin e tij në lidhje me “Fonbet”. Pirlo theksonte se raporti i tij me Rusinë ishte vetëm për qëllim komercial.
Në mesazh:
Ditët e fundit kam ndjekur me hidhërim debatin rreth emrit tim dhe mundësisë për të marrë drejtimin e Italisë. Në respekt të institucioneve, Federatës dhe gjithë personave të përfshirë, kam heshtur. Por duhet të qartësoj disa gjëra.
Gjatë karrierës sime, si lojtar dhe tani si trajner, e kam zhvilluar aktivitetin duke respektuar ligjet e vendit ku kam punuar dhe kontratave që kam nënshkruar.
Bashkëpunimi profesional që është bërë objekt i polemikave lind nga rrugëtimi im i punës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është vetëm i natyrës sportive e komerciale. Nuk ka asnjë domethënie politike.
Pirlo kaloi edhe te falënderimet:
Dua të falënderoj Maldinin dhe Leonardon për vlerësimin dhe besimin ndaj meje. E njoh kompetencën e tyre, seriozitetin që i kanë dhënë gjithmonë futbollit italian.
Më trishton fakti që një zgjedhje e karakterit sportiv u spostua me shpejtësi në një përballje politike, duke më atribuuar gjëra që nuk më përkasin. Dashuria për Italinë nuk varet nga detyra. Është pjesë e historisë sime dhe identitetit tim. Do të më shoqërojë gjithmonë.