“Nëse do të më kishit pyetur para 20 vitesh nëse do të kandidoja për Presidente, do kisha shpërthyer në lot” ,-u shpreh Angelina Jolie në një intervistë të dhënë së fundmi.
Teksa ka folur për “BBC Today” aktorja hollivudiane u shpreh se e sheh veten në një të ardhme në politikë pasi është mendimit se duhet të kontribuojë aty ku është e nevojshme.
49-vjeçarja përfundoi intervistën e saj duke shtuar se është në gjendje të punojë me qeverinë, ushtrinë në të mirë të popullit amerikan.