Sport

Ardon Jashari shpallet lojtari më i mirë në Belgjikë!

Ardon Jashari u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit 2025 në Belgjikë, edhe pse luajti vetëm në gjysmën e parë të tij me Club Brugge, pasi gjatë verës u transferua te Milan.

Mesfushori 23-vjeçar me prejardhje shqiptare mundi konkurrencën e Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët vlerësoheshin si favoritë për të fituar këtë çmim, ish-shokë skuadre me të.

LEXO EDHE: Surpriza e Milanit në Superkupë, Modric jashtë ndaj Napolit! Jashari nga minuta e parë, Estupinan zëvendëson Bartesaghin

“Të them të drejtën nuk e prisja. Por është një ëndërr e bërë realitet, pas këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm që pata në Belgjikë. Nëse kthej kokën pas, kam vetëm ndjesi të mira. Ky trofe më bën që të mos ta harroj këtë vend”, u shpreh ai.

Ardon Jashari u ble nga Milan për 36 milionë euro, por deri më tani, edhe për shkak të dëmtimeve, nuk ka mundur të japë maksimumin. Ai është aktivizuar vetëm në 6 ndeshje në të gjitha aktivitetet, për një total prej 276 minutash.

LEXO EDHE: Allegri përgatit rotacionin e përgjithshëm në Kupë, rikthehet në fushë shqiptari Jashari…