Horoskopi Lifestyle

Shpërthejnë kur provokohen, a jeni mes këtyre 4 shenjave të zodiakut?

Këto shenja të zodiakut janë të drejtpërdrejtë, krenarë dhe shpesh reagojnë para se të mendojnë për pasojat.

Dashi

Me Dashin sundon planeti Mars, i cili ka marrë emrin sipas zotit të luftës. Kjo, sipas astrologëve, shpjegon prirjen e Dashit për të reaguar shpejt dhe impulsivisht. Personat e kësaj shenje konsiderohen të zjarrtë e pasionantë. Sapo ndihen të provokuar, reagojnë duke u kundërpërgjigjur. Më shumë zgjedhin përballjen se tërheqjen.

Binjakët

Nën ndikimin e Mërkurit, planetit të komunikimit, kjo shenjë ajri mund të kalojë shumë shpejt nga një bisedë e qetë në një debat të ashpër. Natyra e dyfishtë e Binjakëve bën që ata të lëvizin me lehtësi mes gjendjeve të ndryshme emocionale. Shpesh ndodh që të reagojnë para se të mendojnë për pasojat.

Akrepi

Personat e kësaj shenje janë të prirur për shprehje intensive të ndjenjave, kanë temperament të fortë, por në të njëjtën kohë janë edhe shumë të ndjeshëm, edhe pse këtë anë të personalitetit zakonisht e fshehin. Ndjenjat e tyre të thella mund të shndërrohen shpejt në zemërim nëse ndihen të lënduar ose të tradhtuar. Në konflikte nuk kursehen në ashpërsi.

Luani

I sunduar nga Dielli, Luani pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ka zemër të madhe, por edhe ego të fortë, gjë që mund të sjellë shpërthim të menjëhershëm zemërimi nëse ndihet i shpërfillur ose nëse vihet në dyshim autoriteti i tij. Luanët janë krenarë, u kushtojnë rëndësi integritetit dhe dinjitetit.