Sport

Askush si Pep Guardiola! Theu barrierën e 2 miliardë eurove në merkato!

Nuk ka të ndalur Pep Guardiola! Jo më kot, ai ka kaluar 2 miliardë euro shpenzime për afrime futbollistësh që kur erdhi në vitin 2016 te Mançester Siti.

Transferimi i sulmuesit Antuan Semenjo nga Burnemuth për 72 milionë e ka kaluar këtë kufi. Një shumë rekord, që po të shtosh edhe ato te Barcelona dhe Bajern Mynih, shkon thuasje 2,6 miliardë euro.

Natyrisht, afrimi rekord për Guardiola mbetet Grilish, i cili kushtoi thuajse 118 milionë euro në vitin 2021. Pep Guardiola lë pas Hoze Murinjo, i cili në karrierën e gjatë të tij ka shpenzuar më pak se 2 miliardë në merkato. Pesëshen e parë e plotësojnë Karlo Ançeloti, Max Alegri dhe Diego Simeone, që kalojë shifrën 1 miliardë e gjysmë euro.

LEXO EDHE: Zbulohet ish-futbollisti që do të marrë drejtimin e Mançester Junajtid deri në fund të sezonit!

Ndërkaq, blerja më e fundit e “Citizens”, Semenjo debutoi me gol në fitoren 10-1 ndaj Ekseter në “FA CUP”. Ishte një gol i bukur në minutën e 54-t. Kujtojmë që Semenjo, vetëm në mesjavë, bëri edhe një asist te goli i pestë i shënuar nga Ljuis. Transferimi i tij i kushtoi plot 72 milionë euro nga Bornmuth.

LEXO EDHE: Kristjan Asllani larg Torinos? Presidenti Cairo nuk çbilancohet: “Ka cilësi të jashtëzakonshme, të shohim çfarë do të ndodhë në janar”!