Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” sa bëhen gjithnjë e më të forta dhe na mbajnë të gozhduar pas ekranit. Të gjithë jemi shumë kureshtarë se çfarë do të ndodhë ditë pas dite me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se si do të shkojë rrugëtimi i tyre deri në finale ku vetëm njëri do të mund të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Së fundmi, Beatrix po bëhet shumë emocionale dhe nuk ngurron të shfaqi ndjeshmërinë e saj. Natën e sotme është dhe transmetimi i “Big Brother” live, ku njëri prej të nominuarve do të lëri sonte shtëpinë. Të nominuar janë Einxhel, Dagz dhe Iliri. Dhe mesa duket Beatrix po e përjeton rëndë nominimin e Dagz me të cilin është mjaft e lidhur.
Madje më herët ajo ka deklaruar se nëse Dagz del, do të dalë edhe ajo. Të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe mbrëmë me Einxhel teksa po shijonin një darkë festive. Duke vallëzuar së bashku, Beatrix e përlotur shprehu se nuk e imagjinonte dot shtëpinë pa prezencën e Dagzit. Megjithatë Einxhel u përpoq ta ngushëllonte duke i thënë se pasi të dalin jashtë kanë shumë plane për ti realizuar së bashku.
Beatrix: Nuk mund ta imagjinoj dot shtëpinë pa të. Nuk mundem.
Einxhel: Mos na mërzit më shumë tani… Sido që të shkojë jam e sigurtë që jashtë na presin gjëra më të mëdha.
https://www.instagram.com/p/CYkSCEfhdPL/
Rikujtojmë se, para pak ditësh, i dërguan tre balona Donaldit ku në njërën shihej fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në njërën shkruhej: “Bota është e jotja, Donaldi demi. Jepi gaz” dhe në njërën prej tyre shkruhej: “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret – 9 janar”. Data 9 janar përkoi me ditëlindjen e Bora Zemanit dhe Donaldi e kuptoi menjëherë mesazhin. Këtë gjë Donaldi është detyruar që t’ia shpjegojë dhe Beatrix në mënyrë që ajo të mos mërzitej.