Celebrities Gossip Showbiz

Harry Styles mezi përmbajti lotët në skenë teksa falenderon “One Direction”? Çfarë ndodhi?

Harry Styles përjetoi një nga momentet më prekëse të karrierës së tij gjatë koncertit të fundit të rezidencës rekord në Wembley Stadium, kur motra e tij, Gemma Styles, u ngjit papritur në skenë për t’i bërë një dedikim emocional.

Përpara dhjetëra mijëra fansave, Gemma mbajti një fjalim që e la këngëtarin dukshëm të prekur.

Jam shumë krenare për ty. Jo vetëm për këtë sukses, por për njeriun që je, për mënyrën se si i lejon njerëzit të jenë vetvetja dhe për ndikimin që ke pasur te kaq shumë njerëz. Të dua shumë

-u shpreh ajo, ndërsa i uroi vëllait të saj për arritjen historike prej 12 koncertesh në Wembley.

Pas fjalimit, Harry e përqafoi fort motrën e tij dhe u duk se po luftonte për të mbajtur lotët. Më pas iu drejtua publikut duke thënë:

Duartrokisni për Gemma Styles!

-ndërsa turma shpërtheu në ovacione.

Mbrëmja kishte edhe një tjetër moment prekës. Në fund të koncertit, Harry bëri homazh për ish-anëtarët e One Direction, duke përmendur Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe të ndjerin Liam Payne.

Nuk do të isha këtu pa katër miqtë e mi. Dua të falënderoj Niall, Louis, Zayn dhe mikun tim të dashur Liam

-tha ai, ndërsa në ekran u shfaqën pamje nga ditët e para të grupit, duke emocionuar publikun dhe familjen e Liam Payne, e cila ndodhej mes spektatorëve.

Me koncertin e fundit, Harry Styles u bë artisti i parë që realizon një rezidencë prej 12 netësh në Wembley Stadium, duke vendosur një rekord historik për një artist solo. Turneu i tij “Together, Together” do të vazhdojë tani në Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australi.