Sport

Botërori 2026/ Caktohen 9 nga 12 përballjet, spikat Francë-Suedi dhe Bregu i Fildishtë-Norvegji! Datat dhe oraret kur luhen

Botërori 2026 është gati të hyjë në fazën ku nuk lejohen më gabimet. Deri në këto momente janë përcaktuar 9 nga 16 përballjet e raundit të 1/16-ve, ndërsa shtatë duelet e fundit do të mësohen pas mbylljes së grupeve J, K dhe L.

Faza me eliminim direkt do të nisë të dielën, më 28 qershor, në orën 21:00 me orën e Shqipërisë, me përballjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë. Të nesërmen, më 29 qershor, në orën 19:00, Brazili do të sfidojë Japoninë, ndërsa në 22:30 do të luhet një tjetër duel i madh, ai mes Gjermanisë dhe Paraguajit. Spektakli i ditës do të mbyllet në 03:00 të mëngjesit të 30 qershorit, me sfidën Holandë–Marok.

Programi vijon më 30 qershor, kur në orën 19:00 do të përballen Bregu i Fildishtë dhe Norvegjia, ndërsa në 23:00 është radha e sfidës mes Francës dhe Suedisë. Më 1 korrik, në orën 22:00, Argjentina do të përballet me Kepin e Gjelbër, në një duel ku kampionët në fuqi do të synojnë të hedhin një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit. Ndërsa në 02:00 të 2 korrikut, Shtetet e Bashkuara do të sfidojnë Bosnjë-Hercegovinën.

Seria e nëntë përballjeve të konfirmuara mbyllet më 3 korrik, në orën 20:00, me sfidën mes Australisë dhe Egjiptit, një duel që premton rivalitet të fortë për një vend në 1/8-at e finales. Deri në fund të mbrëmjes së sotme do të plotësohet edhe tabloja e 16 përballjeve të fazës me eliminim direkt.