Botë e Çuditshme

Burri nga Arabia Saudite hyn në librin e rekordeve Guinness me koleksionet e filmit “Walking Dead”!

Një burrë nga Arabia Saudite ka thyer një Rekord Botëror Guinness për koleksionin prej 3053 copash koleksioni të lidhura me serialin e librave komikë dhe televiziv The Walking Dead. Rashid Al-Olayan, banor i Dammamit, ka transformuar një pjesë të shtëpisë në një muze të The Walking Dead, ku përfshihen lodra, libra, lojëra, statuja dhe vepra arti të frymëzuara nga seria e librave komikë, seriali i AMC dhe spin-off-et e tij. “Unë besoj se The Walking Dead është franshiza më e mirë që ekziston”-tha Al-Olayan për Guinness World Records dhe pyeti “kush nuk e do një shfaqje me zombi? Është shfaqja perfekte për mua”.

Koleksioni i Al-Olayan filloi në vitin 2015 me një set figurash aksioni që përshkruanin Michonne, të luajtur nga Danai Gurira dhe zombit e saj shoqërues. Tani koleksioni i tij përfshin 3053 artikuj dhe madje përfshin disa pjesë kostumesh të veshura gjatë xhirimeve të serialit. “Unë besoj se personazhet në shfaqje dhe librat komikë janë të lidhshëm; ti bën tifo për ta dhe dëshiron që ata të mbijetojnë, por fatkeqësisht në këtë shfaqje humb shumë nga personazhet kryesore”-tha Al-Olayan. Disa nga pjesët e koleksionin janë me autografe të aktorëve të serialit ndërsa Al-Olayan shpreson se një ditë të marrë autografin e Robert Kirkman, shkrimtarit dhe bashkëkrijuesit të serisë së librave komikë.