Një banor i Alabamës rriti mjekrën në gjatësi rekord, mbi 1 metër. Rudolf Martino, i cili u transferua në Birmingham nga Kalifornia në vitin 2015, fitoi titullin e Rekordeve Botërore Guinness për mjekrën më natyrale tek një person i gjallë. Martino tha se nuk ka ndërmend të presë flokët ose mjekrën së shpejti. “Ashtu si një pemë që ka rrënjë, degë, gjethe dhe disa fruta, unë kam si simbol flokët e mi, rrënjët e tyre, gjatësinë dhe forcën“-tha ai.
