Pas takimit me homologun grek në Selanik, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi ecurinë e punës për marrëveshjen e detit. Bushati njoftoi gjithashtu se takimi i radhës, i grupit negociator mes dy vendeve, do të zhvillohet javën tjetër në Athinë. Ndërkaq edhe Kryediplomati grek Nikos Kotzias shkroi në Twitter se “Jemi afër zgjidhjes së gjithe problemeve në marrëdheniet tona me Shqipërinë”.