Ylli i “The Traitors”, Charlotte Chilton, ka konfirmuar se testet e dyta të atësisë treguan se Conor Maynard nuk është babai i vajzës së saj, Penelope. Charlotte, 32 vjeçe, kishte deklaruar fillimisht se Conor ishte babai dhe kishte pohuar se ai refuzonte ta pranonte vajzën. Pas shqetësimeve për saktësinë e testit të parë, u krye një analizë e dytë në një qendër të akredituar nga Ministria e Drejtësisë, e cila konfirmoi se Conor nuk është babai i Penelopës. Conor reagoi në Instagram duke thënë se rezultatet e testit e çliruan nga spekulimet dhe shpreson që tani të gjithë të eci përpara.
Ai gjithashtu kërkoi që njerëzit të reagojnë me mirësi, duke theksuar se në qendër të gjithë kësaj mbetet fëmija. Charlotte foli gjithashtu për vështirësitë financiare dhe emocionale si nënë beqare, duke treguar se ka punuar pa pushim për të siguruar jetesën e saj dhe të vajzës. Ajo theksoi rëndësinë që Penelope të ketë gjithçka që i nevojitet dhe të rritet në një mjedis të mbështetur, ndërsa Charlotte përpiqet të jetë një nënë e pranishme dhe e kujdesshme.
Ndërkaq, këngëtari ka kërkuar ndihmë për të luftuar ankthin, pas disa tensioneve me ish-partneren e tij. Ai ka ndarë një postim emocional në Instagram, ku shprehu shqetësimet për shëndetin e tij mendor dhe pasigurinë e tij për përdorimin e ilaçeve për ankthin. Maynard kërkoi ndihmë nga ndjekësit, duke pyetur nëse dikush ka pasur eksperienca me Diazepam dhe ka ndjerë shqetësim për ta marrë atë. Ky ishte postimi i tij i parë pas një periudhe heshtjeje prej një muaji dhe ai theksoi se po kalonte një periudhë të vështirë ankthi.