Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur për seancën plenare të radhës, ku në rend dite është raportimi vjetor nga drejtues të institucioneve të Drejtësisë, tërhoqi vëmendjen e mediave Saimir Korreshi.
Deputeti demokrat nuk shkoi duarbosh, por me një buqetë me grurë, sipas tij, “për qeverinë”, si një mënyrë simbolike për të kërkuar subvencionim për fermerët. Teksa risolli në vëmendje thirrjen e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca që fermerët të mbjellin grurë në masë, Korreshi tha se tani fermerët kanë dalë me humbje.
Duke folur për gazetarët u shpreh se fermerët e Myzeqesë nuk kanë marrë asnjë subvencion, pavarësisht se qeveria ua kishte premtuar.
Janë nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, veçanërisht ministres të Bujqësisë, që u tha të gjithëve të mbjellin grurë edhe në prill.
Meqë i morën votën, ia futën pak në çmim. Nuk po i subvencionojnë fermerët të cilët po e sheshin grurin me çmim shumë më të ulët se ai në bursë. Të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe presin nga qeveria t’u japë ndonjë subvencion.
Në pamundësi për të ardhur sot me shalqi, po ju sjell grurin meqë iu morën votën ia futën pak në çmim. Fermerët e grurit jo vetëm që nuk kanë marrë subvencion, por sot në bursë është me 22 dollarë kuintali. Të gjithë fermerët e Myzeqesë kanë dalë me humbje e presin nga kjo qiviri të paktën t’i subvencionojë.