E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë astrologia Denisa Shyle, e cila ka bërë një parashikim të detajuar për 12 shenjat e horoskopit gjatë sezonit të verës. Ajo ka zbuluar se cilat janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike që do të ndikojnë në jetën e secilës shenjë, duke u ndalur te çështjet e dashurisë, financave, familjes dhe karrierës. Çfarë rezervojnë yjet për muajt në vijim? Denisa i analizoi të gjitha në detaje.
Shigjetari
Kjo është një nga stinët ku duhet të jenë sa të kujdesshëm po duhet të mësojnë që të marrin rrisqe. Duhet të jenë të kujdesshëm për të aplikuar të gjitha mësimet që kanë marrë deri në këto momente dhe duhet të shikojnë shumë mirë trupin e tyre, shëndetin si dhe me njerëzit që kalojnë kohën në përgjithësi, kjo mund të vlejë edhe për kolegët po ashtu edhe për personat që kanë kontakt gjatë ditës. Nëse janë të vëmendshëm do të marrin mësime sepse bëhen persona më social dhe kjo ju bën shumë mirë. Nëse dëgjojnë trupin e tyre do të kenë mundësi që të kuptojnë se cilat janë edhe pikat e dobëta të tyre, t’i shërojnë ose të kalojnë problemet kronike. Kanë një ndikim shumë të rëndësishëm sa i përket dhe marrëdhënieve personale. Është një nga shenjat që ka më shumë mundësi që të krijojë diçka të zjarrtë, prandaj dhe mund të bien më tepër pre e pasionit. Që të përdorin logjikën në këtë mes ka rëndësi. Duhet të jenë të balancuara dhe pasioni dhe logjika.