Aktualitet

Dezinsektohet Myzeqeja kundër mushkonjës ‘tigër’, specialistët e Shëndetit Publik në terren në të gjithë qarkun e Fierit

Mijëra hektarë laguna, parqe dhe kanale, si dhe dhjetëra bodrume e puseta, po dezinfektohen në qarkun e Fierit nga specialistët e Shëndetit Publik në të gjithë territorin e qarkut. Synimi është asgjësimi i larvave dhe mushkonjave, ku më e rrezikshmja është mushkonja “tigër”, e njohur si vektor i përhapjes së malaries dhe etheve të Nilit.

Puna për dezinsektimin ka nisur me monitorimin e vatrave të larvave, të cilat gjenden kryesisht në parqe, laguna dhe kanale vaditëse. Faza e dytë, që ka nisur sot, konsiston në hedhjen e insekticidit biologjik për të asgjësuar larvat e mushkonjave në këto mjedise, por edhe në bodrume e puseta.

Fokusi jonë janë kanalet, pellgjet, lagunat, parqet që janë me ujë të intonuar dhe janë zona konkrete që rriten larvat e janë burim infeksioni. Jemi në luftimin e mushkonjës tigër, që është faktor kryesor për përhapjen e sëmundjeve infektive. Përdorim metoda biologjike për luftimin e larvave.

“Zonat me sipërfaqen më të madhe ku po kryhet dezinsektimi janë Divjaka me 11 hektarë parqe dhe lagunë, Semani dhe Darëzeza me 3 hektarë, si dhe Fieri me 1 hektar. Përveç parqeve dhe lagunave, po dezinsektohen edhe 13 hektarë kanale dhe pellgje në të gjithë qarkun, si dhe qindra metra katrorë bodrume dhe puseta’, tha Kelvjana Myrteza.

Dezinsektimi është një proces që nis në qershor dhe përfundon në fund të tetorit, një masë e domosdoshme jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të pushuesve, por edhe të banorëve të Myzeqesë, e njohur dikur për problemet që shkaktonin mushkonjat si përhapëse të malaries, një sëmundje që ka lënë pas trashëgiminë e anemisë mesdhetare te një pjesë e madhe e banorëve të zonës.