E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Miss Universe Albania, Françeska Rustem. Ajo ka zbuluar ekskluzivisht për Top Albania Radio detaje në lidhje me të gjithë eksperiencën e saj në Miss Universe në Meksikë ku ajo përfaqësoi vendin tonë.
Kur u pyet se kush ishte më e keqja nga gocat që konkurronin në Miss Universe, Françeska tha se:
Një gjë që ndoshta në rrjetet sociale nuk e pëlqejnë është transparenca dhe unë gjithmonë jam shumë transparente dhe i ndaj mendimet e mia ato që më pëlqejnë apo që nuk më pëlqejnë në rrjetet e mia sociale. Mendoj që vajza me sjelljen më të keqe ka qenë ‘Dominican Republic’.
Më tej ajo shtoi se:
Kemi pasur edhe një mini video, mendoj kushdo që qëndronte pranë saj bëheshe një dramë më vete dhe unë e shkreta me fatin tim të keq kam pasur gjithashtu një video në TikTok që është bërë shumë viral dhe ka qenë sikur unë e shtyja nga shkallët gjë që nuk ishte fare e vërtetë. Kemi pasur situata të ndryshme por që mendoj jemi munduar që t’i fshehim sa më mirë.