Aktualitet

Dy të arrestuar dhe një në kërkim për zjarrvënie të qëllimshme!

Dy 18-vjeçarë ranë në prangat e bluve në Durrës për zjarrvënie të qëllimtë. Tre muaj më parë dogjën dy automjete. Po ashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas tjetër.

Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë ngjarjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve, duke vënë në pranga dy të rinj dhe shpallur në kërkim një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2024 në lagjen nr. 13 të Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh nisën hetimet pas marrjes së informacioneve për djegien e një automjeti dhe dëmtimin e pjesshëm të një tjetri.

Në kuadër të hetimeve, u arrestuan shtetasit A.G dhe E.H, të dy 18 vjeç dhe banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E.R, 32 vjeç.

Ndërkohë, një i mitur, shtetasi A. Gj., është proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirjen e tij në këtë ngjarje.