Mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar në “Top Arena” dy këngëtarët e njohur, Bubulina dhe Blondi Krasniqi, të cilët kanë kënduar këngën e tyre “Të Dua”.
Kënga në fjalë është kënga që brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ishte simbol i dashurisë së Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit.
Që të dy ish-banorët janë pjesë e panelit të “Top Arena” dhe mbetën pa fjalë kur në studio u ftuan dy artistët për të kënduar “Të Dua”.
Teksa ata po performinin Mateo rrinte duke qeshur dhe dukej mjaft i emocionuar, nga ana tjetër Brikena qëndronte më serioze.
Por Mateo nuk e la me kaq, pasi në një moment që Brikena mbaroi intervistën e saj me të ftuarin e radhës, në studio u rikthyen sërish Bubulina dhe Blondi duke kënduar së bashku me ish-finalistin e BBV5.