E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, e cila është ndalur më shumë mbi protestën popullore prej disa ditësh tashmë në qytet, por jo vetëm…
Sharka: Në mbledhjen e së shtunës që kishit, u bë një video shumë virale që pothuajse e gjithë PS dukej e trishtuar, e mërzitur, u interpretua edhe sikur u kishte ardhur fundi, nuk dinit më çfarë të bënin, në protretet e tyre. Ishte editimi që ishte ashtu apo ishit vërtet aq të mërzitur?
Kuko: Po lëri këto! Po si ta ha mendja ty për shembull, ja nëse jemi ne të dy këtu duke diskutuar dhe dikush vë një muzikë të caktuar, do t’i japë një konotacion tjetër. Është pjesë e ngjyrimeve. Ajo është një mbledhje serioze, unë nuk di që njerëzit do duhet të jenë të qeshur vesh më vesh, apo të hedhin valle në një zyrë, në një takim ku diskutohet politika, ku diskutohet protesta e ku diskutohen gjërat. Kështu që jam kurioze se si do të tingëllonte me një melodi tjetër ndryshe nga ajo funebra që kishin vënë.