Gossip

Tradhti dhe skandale seksuale në politikë? Shkënda Lili: Mora vesh një informacion…

etektivja e njohur, Shkënda Lili, ka qenë e ftuar në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur për tradhtinë e burrave dhe grave. Ajo u shpreh se ne si popull mund ta ndjejmë se diçka nuk po shkon, por nuk e pranojmë dhe si pasojë duam fakte. Gjatë kësaj interviste, ajo tregoi edhe kush e përjeton më shumë tradhtinë, burrat apo gratë. Sipas saj, meshkujt e vuajnë më shumë ndërsa gratë e kalojnë. Lili u shpreh se gratë e falin tradhtinë për çështje ekonomike, për çështje hakmarrje apo për të vënë me shpatulla pas muri partnerin.

Gjatë kësaj interviste, Grida Duma e pyeti nëse ka marrë vesh ndonjë gjë nga bota politike e këtyre aferave intime?

Unë fatkeqësisht, do ta them fatkeqësisht se në fakt nuk dua të di asgjë dhe nuk dua, po më është bërë dhe sëmundje profesionale dhe unë këdo që takoj, qoftë edhe për një takim pune që do e takoj për herë të parë, unë absolutisht nuk takoj askënd pa…

Pa hulumtuar se kush është…

Absolutisht, sepse dua të jem e përgatitur.

Erdhe këtu, erdhe e përgatitur tek unë?

Po erdha në fakt, mora vesh një informacion shumë të rëndësishëm sot. Pastaj ti, çfarë do marrësh informacion për ty?

Është shumë e vërtetë. Ka njerëz publik që nuk ke ç’merr më informacion, janë libër i hapur, i kanë thënë dhe ato që s’i kanë dhe ato që kanë.

Thashë me vitet e punës, njeriu mëson edhe me çdo person që takoj jam e përgatitur paraprakisht dhe nuk besoj.

Nuk beson më?

Fare. Jam një tip që me këdo që flas gjithmonë jam në ato dyshimet e mia. Po nuk e vërtetova çfarëdo që më thotë X, unë dua ta vërtetoj është e vërtetë apo jo. E kjo më ka kaluar në një sëmundje. Nuk është mirë në fakt, sepse nuk je e sigurte dhe jetën nuk e bën ashtu siç duhet. Kam 8-9 vite në këtë punë.