Aktualitet

E rëndë në Palasë, u godit aksidentalisht nga fadroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari!

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në kantierin e ndërtimit në Palasë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një fadromë.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, raporton se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, por fatkeqësisht nuk kanë mundur t’i japin ndihmë mjekësore, pasi punëtori kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës.

LEXO EDHE: A kanë bashkëpunuar në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis dhe Gjon Shkëmbit!

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë të ndodhur në kantierin e ndërtimit.

Njoftimi i policisë:

Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

LEXO EDHE: Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për efektivët e policisë!

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.