Shiti nëpërmjet mashtrimit të njëjtin apartament dy herë, arrestohet një 67-vjeçar në Fier. Sipas policisë, denoncimi u bë nga personi me inicialet I.B., 45 vjeç, banues në Fier, i cili ka deklaruar se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga Njazi Vrenozi, jetonin disa shtetas të tjerë.
Njoftimi policor:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas denoncimit të bërë nga shtetasi I. B., 45 vjeç, banues në Fier, se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga shtetasi Nj.V., jetonin disa shtetas të tjerë, bënë verifikimet e rastit ku rezultoi se shtetasi Nj. V., në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur shtetasit M. D., 32 vjeç.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Nj.V., 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.