Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmë në Fier, ku mbetën të plagosur dy të rinj.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, rreth orës 23:00 të datës 10.05.2026, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier mori njoftim se për ndihmë mjekësore në spital, shkuan shtetasit R.H., 28 vjeç, i dëmtuar në kokë, me sende të forta dhe D.H., po 28 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.
Në vijim specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve që goditi dy personat, konkretisht S.R., 36 vjeç, banues në fshatin Vadhizë, Fier, me precedent penal, i cili u shpall në kërkim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.