Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku kanë qenë balerinët Luxhino Hala dhe Frenki Ziaj për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Në lidhje me nominimin kokë më kokë të Xumit dhe Eglit, Frenki u shpreh:
Mendoj se është shumë e guximshme nga ana e Eglit. Mendoj se mund ta fitojë betejën Egli në kërë nominim, duke qenë se ka bërë shumë debate këtë javë. Thuajse ka qenë vetëm ajo në qendër të vëmendjes dhe e ka kërkuar vëmendjen me ngulm. Ndoshta disa debate më janë dukur të krijuara kot nga ana e saj. Ka diçka tek ajo femër që mua nuk më ngjit shumë. Më duket e fshehtë. Pak shfrytëzuese. Do të fitojë. Nominimi më pëlqeu. Ishte i guximshëm.