Një 21 vjeçar me banim në Durrës, sot u gjet i pajetë në Gjirokastër. I riu kishte shkuar të takonte shokët në konviktin e një shkolle private në qytetin jugor ku dhe ai vetë kishte qenë nxënës. Në trupin e viktimës, i identifikuar si shtetasi Simon Shollai, nuk janë gjetur shenja dhune. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Dyshohet se ai humbi jetën nga një mbidozë ilaçesh e paraprakisht bëhet e ditur se vuante nga depresioni. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
Njoftimi:
Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S.Sh., 21 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.