Aktualitet

Tragjike në Gjirokastër, fëmija humb jetën në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në pishinën private Glow, në një ngjarje të rëndë të regjistruar rreth orës 10:00.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i mituri A.Peçi mund të jetë ndikuar nga uji i ftohtë dhe ka pësuar infarkt, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 Njoftimi i policisë: 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.