Bota

Gjermania sot feston sot 29 vjetorin e bashkimit

Gjermania sot feston sot 29 vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania u bashkua zyrtarisht me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt. Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra muri i Berlinit. Për më shumë se 50 vite njëra pjesë e Gjermanisë kontrollohej nga aleanca perëndimore e udhëhequr nga SHBA dhe pjesa lindore u pushtua nga trupat ruse.