Celebrities Live From Tirana

Gjithçka që duhet të dini rreth “Coolab Tirana”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Arlind Haxhiaj, bashkëthemelues i “Coolab Tirana” për të na folur më shumë rreth kësaj hapësire të përbashkët punë mes shumë talenteve të rinj. Ndërkaq Arlindi shprehet për më shumë:

Coolab është një hapësirë e përbashkët pune për profesionistë të rinj, është një industri krejt e re 10 vitet e fundit. Ne ofrojmë hapësirat e punës, kemi anëtarë nga Google, Facebook, themelues start up-esh dhe kompanish.

A ndikoi pandemia në “Coolab Tirana”?

Pandemia ka pasur një impakt të madh sepse hapësirat janë krijuar për të sjellë njerëz bashkë, për t’i ofruar shërbime dhe për të krijuar një ambjent ku njerëzin vinë dhe punojnë bashkë, një rrjet suporti nëse ata kanë nevojë për rritje profesionale apo duan të ndajnë sfida me dikë tjetër që flet në gjuhë digjitale.

Si mundet dikush të bëhet pjesë e “Coolab Tirana”?

Hapësirën në vetvete e kemi të ndarë si Cocaffe dhe kjo ishte kur krijuam hapësirën. Një investitor i joni zvicerian i cili erdhi tek ne, kur erdhi puna tek hapësira e kafesë tha pse duhet të kemi kafe dhe si t’ja shpjegonim që në kulturën tonë hapësirat e kafes janë një vend i mirë për të diskutuar.(qesh) Ju desh pak kohë që ta kuptonte që është hapësirë e nevojshme. Unë nuk e shoh si diçka negative, është hapësirë që sjell njerëzit bashkë. Ne mundohemi dhe trajtojmë tema të ndryshme, mbajmë evente dhe ndërkohë që shijojmë kemi edhe impakt në diskutimet e përditshme. Pandemia ka ndihmuar nga ana tjetër sepse këta persona janë kthyer në Shqipëri dhe se vendi i punës padyshim që nuk është më si më përpara. Kemi punuar nga shtëpia dhe shumë kompani kanë implementuar rregulla për të punuar nga shtëpia. Kjo i ndihmon në rekrutimin e talenteve nga e gjithë bota dhe për punonjësit është diçka e mirë sepse i jep mundësinë të punojnë kudo.

Si ka qenë fillimi për Arlindin?

Fillimi ka qenë i vështirë sidomos sepse Shqipëria dhe ballkani janë të rinj në sipërmarrje dhe start up-e. Qasja me legjislacionin, apo çfarë është një start up janë sfida më vete. Po punohet me pjesën legjislative, pjesa kryesore është edukimi i tregut që ne e kemi të vogël dhe kjo është një sfidë e start up-eve. Në serinë e të gjithë sfidave sipermarrja në fund të ditës është risk.