Sot në emisionin “Live from Tirana” ishin të ftuar djemtë e “NGOP TV”, Grei dhe Marsioni të cilët janë kthyer në fenomen në rrjetet sociale. Interesante te “NGOP TV” është qasja e bukur ndaj humorit, ka shumëçka, ka qenë risi që në kohën që është bërë. Të marrësh një platformë online dhe t’i japësh njerëzve akses në një humor ku ka dhe fjalë pak banale, që është pjesë e realitetit tonë. Si ka qenë e gjithë gjëja për djemtë?
Ne thjesht bënim video humori, njerëzit na pëlqenin, banaliteti është pjesë e jetës së përditshme. Bëjmë humor bashkë.(qesh) Ne në rradhë të parë nuk e konsiderojmë punë, e kemi si mënyrë jetese, pasion dhe qejf. ‘NGOP TV’ është një platformë ku bëjmë video humoristike, bazohemi në realitet ndaj dhe njerëzit na ndjekin, janë çështje që i prekin të gjithë prandaj kanë patur këtë lloj suksesi.
Po sa i përket dialektit nga jugu që përdorin djemtë në videot humoristike?
Do të na pëlqente të kishim edhe aktor nga veriu, në jug nuk na vënë gjoba në veri na vënë. (Qesh)
Po në lidhje me spotet e ndryshme?
Sot nuk para dëgjon reklama që të jenë gallat. Ne jemi përpjekur të sjellim anën ndryshe të të bërit reklamë që njerëzit të qeshin dhe ta blejnë atë produkt.
Si kanë ardhur personazhet e çunave, sa punë bëhet pas kuintave?
Shumica e personazheve kanë qenë spontane. Maçi ka lindur në kohën e karantinës, bënim video me maçin nëpër shtëpi, na vinin vetëm për maçin në studio, nuk donin t’ja dinin kush e bënte. Gjyshi zevzek ka qenë një personazh amerikan, ai ishte shumë i suksesshëm në Amerikë dhe e dubluam e bëmë në shqip.