Një gjykatë amerikane ka refuzuar kërkesën e zinxhirit të ushqimive të shpejta Burger King për të hedhur poshtë një padi që pretendonte se mashtronte klientët se burgeri i tij Whopper ishte më i vogël se sa në foto. Gjykatësi i qarkut të Miami, Roy Altman deklaroi se Burger King duhet të shpjegojë në gjykatë pse fotografia e Whopper në menunë e restorantit i çon klientët në përfundime të gabuara, gjë që përbën shkelje të kontratës.
Vizitorët ngritën një padi të përbashkët në të cilën ata deklaruan se Burger King i paraqet hamburgerët me përbërës që duket të jetë 35% më i madh dhe ka dy herë më shumë mish.