Sport

Adeyemi te Barça, Dortmundi hap dyert për shqiptarin Fisnik Asllani

Barcelona ka arritur marrëveshjen me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi.

Klubi katalanas do të paguajë 22 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe deri në 7 milionë euro bonuse, të lidhura me paraqitjet e lojtarit dhe fitimin e trofeve.

Adeyemi kishte vetëm një dëshirë: të transferohej te Barcelona. Sulmuesi 24-vjeçar pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas, duke u bërë një nga afrimet më të rëndësishme të verës.

Largimi i tij nga Borussia Dortmund mund të sjellë edhe një zhvillim shumë interesant për futbollin shqiptar. Hapësira e krijuar në repartin ofensiv të verdhezinjve i jep më shumë mundësi sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani, që të bëjë hapin drejt ekipit të parë të Dortmundit. Asllani, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit kosovar, shihet si një nga kandidatët për të përfituar nga largimi i Adeyemit.