Dy ndër aktorët më të njohur e të dashur të humorit, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, vijnë së bashku në një Entertainment Show si asnjëherë tjetër. “Hap Ç’ju” vjen në Top Albania Radio me plot risi dhe humor, me të ftuar në studio njerëz të thjeshtë të përditshmërisë sonë, personazhe jo VIP. Nuk do të mungojnë telefonatat me personazhe të ndryshme nga dy aktorët tanë të humorit. “Hap Ç’ju” sjell aktualitetin, argëtimin, të qeshurat, si dhe gafat nga emisionet e ndryshme në televizion, ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë.
Në një moment gjatë emisionit ata janë ndalur edhe tek arsyeja se pse francezët janë “të revoltuar” për Pavarësinë e Shqipërisë.
Sot nuk do të festohet kurrë dhe është dita që janë të intimiduar të gjithë francezët, data 28 Nëntor, dita më rëndësishme ku në mbarë botën festohet dhe ngrihet flamuri kuq e zi sepse nëpër të gjithë botën ka shqiptarë. Sot francezët janë ngritur në protestë, janë të intimiduar sepse kanë vite që nuk po e festojnë një ditë shumë të rëndësishme për ta.