Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Hilda Kërtalli, fituese e spektaklit “She’s On Top” në Top Channel dhe së fundmi edhe ‘youtubers’. Fillimisht si ka nisur ky pasion i Hildës për YouTube dhe nga frymëzohet ajo për tematikat?
YouTube është pasion, kam rreth 5 muaj që e kam hapur si kanal dhe nuk jam zhgënjyer. Që e vogël kam parë shumë video ne YouTube, në stilin e videove që unë bëj. Kam disa ‘youtubers’ që frymëzohem por nuk kopjoj, ndoshta vetëm disa efekte të veçanta. Tematikat janë idetë dhe krijimet e mia. Në fillim duhet të bleja laptop, aparat, programe editimi dhe akoma nuk më janë shpërblyer lekët që kam harxhuar për këto aparate (qesh). Zgjedhja e titullit është më e vështira në procesin e videos, duhet të spikatesh më një titull të gjetur, të ketë shumë elemente brenda që dikush ta klikojë. Titujt që kanë tërhequr më shumë kanë të bëjnë me lekët dhe ushqimin.(qesh) Video më e klikuar është video që i kam shkruar VIP-ave shqiptar. Kur nisa videon kam shkuar me idenë që thjesht do ju them: ‘Hey si jeni’. Realisht kam shkruar gjëra ‘funny’. Nuk e prisja të më kthente përgjigje Enca, i shkruajta i thash që më pëlqen shumë personaliteti yt dhe më tha: “O zot faleminderit ti je shumë e bukur”. Në YouTube të gjitha komentet janë të mira, nga 200 komente, 5 mund të jenë negative. Në TikTok njerëzit janë shumë negativ dhe nuk e kuptoj pse. Gjithsesi edhe kur i marr them ka dhe njerëz që ma duan të keqen. Më motivojnë deri diku.
Krahasimi që të bëhet shpesh me këngëtaren e famshme Dua Lipa, si ndihesh për këtë fakt?
Është realisht një fat që mes 7 sozive, e imja është VIP, e famshme. Në fillim më ka pëlqyer sepse e shihja veten tek Dua Lipa në pamje, por me kalimin e viteve, e dëgjoj çdo ditë dhe është bërë e lodhshme. Më pëlqen se është e bukur, ka personalitet të bukur por më bezdis që më thërrasin Dua dhe jo Hilda, sikur më ulin vlerat e mia.