Sport

Historike/ Shqipëria fiton 0-1 në Andorra dhe zyrtarizon pjesëmarrjen në play-off e Kupës së Botës 2026!

Fitorja 0-1 e Shqipërisë në Andorra, si dhe humbja 2-0 e Serbisë në Angli, kanë bërë që Kombëtarja kuqezi për herë të parë në histori të jetë në play-off e Kupës së Botës 2026.

Një gol i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë i ka mjaftuar Shqipërisë për të fituar në Andorra me rezultatin minimal 1-0 dhe për të siguruar biletën për pjesëmarrjen në play-off të Botërorit 2026.

Në një ndeshje pa raste për shënim, u desh një kundërsulm i kuqezinjve në pjesën e dytë, duke u finalizuar nga mesfushori për të zgjidhur gjithçka. Një fitore minimale, por që e kombinuar me të Anglisë, siguron vendin e dytë dhe pjesëmarrjen në play-off për Shqipërinë.

LIVE ANDORRA-SHQIPËRI 0-1
67′ Asllani

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Shqipërisë.

Shqipëria e mbyll Grupin K kualifikues në vendin e dytë, pas fitores 0-1 në Andorra me golin e Kristjan Asllanit në minutën e 67-të.

Më 20 nëntor, sytë do jenë te shorti në Nyon, me rivalët që ende nuk janë mësuar, pasi pritet të luhen edhe ndeshjet e mbetura në secilin grup. Ndeshjet play-off luhen në marsin e vitit 2026 dhe kuqezinjtë janë në garë për të marrë një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që verën e ardhshme zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Me 14 pikë, Shqipëria mban zyrtarisht vendin e dytë në Grupin K, 7 pikë më pak se kryesuesit e Anglisë dhe me 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë.

Kuqezinjtë e mbyllin të dielën në orën 18:00. Në “Air Albania” vjen Anglia, e kualifikuar.