Horoskopi Lifestyle Pardon My French

“Kujdes nga dramat sepse…”/Parashikimi i fortë për Peshoren: Do të realizohet ajo që mendoni nëse…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë astrologia Denisa Shyle, e cila ka bërë një parashikim të detajuar për 12 shenjat e horoskopit gjatë sezonit të verës. Ajo ka zbuluar se cilat janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike që do të ndikojnë në jetën e secilës shenjë, duke u ndalur te çështjet e dashurisë, financave, familjes dhe karrierës. Çfarë rezervojnë yjet për muajt në vijim? Denisa i analizoi të gjitha në detaje.

Peshorja

Ndikimi më i rëndësishëm te shenja e Peshores është se po ndryshon mënyra se si ata e konceptojnë jetën e tyre sepse duhet të krijojnë një farë stabilitieti në këto momente. Stabiliteti ekziston te puna dhe te shtëpia, kjo e fundit ndikohet shumë herë më tepër në këto momente por në mënyrë që të krijohet stabiliteti ekonomik në shtëpi duhet që edhe puna të jetë mirë. Kemi rregullime sepse kemi realizimin e ëndrrave. A do të fitojnë para peshoret? Nëse ëndrra juaj është të fitoni para, po gjatë kësaj vere fitoni shumë. Është një ndër realizimet më të mëdha sepse siç e thashë sepse ju duhen para për të krijuar stabilitetin që ju kërkoni. Gjërat që duhet të keni kujdes në radhë të parë duke filluar nga data 18 gusht e më pas do të keni një farë ngarkese te bota juaj e brendshme. Kjo do të thotë se problemet mund t’i zmadhoni më tepër se çfarë duhet. Mund të jeni shumë intensiv kundrejt partnerëve tuaj ose kolegëve prandaj duhet ta masni mirë fjalën. Kjo do të ketë një efekt që do të vazhdojë edhe gjata pjesës tjetër të vitit. Të gjitha gjërat që keni akumuluar mund t’i zbrazni. Duhet të keni kujdes sepse disa gjëra nuk të jenë të imagjinuara ose mund t’i keni ekzagjeruar. Bëheni shumë herë më tepër dramatik nga sa jeni zakonisht. Zgjidhja më e mirë është që t’i thoni gjërat hapur në momentin që ndodhin.