I fshehur mes maleve me pisha dhe ujërave të ftohta e të kristaltë të lumit Azmak, fshati Akyaka duket si një pamje e qetësisë. Shtëpitë e bardha me korniza druri dhe streha të gjera shtrihen natyrshëm mbi peizazh, ndërsa pranvera sjell nëpër ajër aromën e eukaliptusit dhe luleve të portokallit.

Një vend i përsosur për pushime por shumë pak ka munguar që të gjithë kjo të zhdukej. Në vitet 1970, Akyaka ishte thjesht një vendbanim i vogël peshkatarësh në Mugla, Turqia jugperëndimore. Shtëpi të thjeshta me tulla dhe kënetat e mbushura me mushkonja e rrethonin zonën. Me rritjen e turizmit në Turqi dhe zhvillimin masiv përgjatë Anadollit, edhe Akyaka rrezikonte të kthehej në një projekt tjetër betonizimi.

Por mbërritja e Nail Çakirhanit; poet, intelektual dhe arkitekt autodidakt e ktheu historinë në kahun e duhur. Kur Çakirhan u vendos në Akyaka në vitin 1971 për të kaluar vitet e pleqërisë me bashkëshorten e tij, arkeologen Halet Çambel, ai mund të zgjidhte thjesht qetësinë. Por ai e kuptoi vlerën e peizazhit dhe u përpoq ta ruante. Tradicionalisht, Fodor’s publikon çdo vit listën e destinacioneve “Go&No”, duke paralajmëruar udhëtarët për vendet ku problemet e mbingarkesës turistike, protestat, ndotja ose pasiguria po arrijnë nivele shqetësuese. Edicioni i vitit 2026 rendit 8 destinacione ku udhëtarët këshillohen të tregojnë kujdes.