Gossip Live From Tirana

“Ka më shumë opinionistë se sa protestues”/Bledi Mane: Qeveria nuk luftohet me kërcënime në Instagram!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën popullore në vend, por jo vetëm…

Si e sheh protestën?

Ka më shumë opinionistë se sa protestues. Po t’i mbledhim të gjithë së bashku këto tre apo pesë vitet e fundit, mbushet Bulevardi i vjetër dhe i ri me opinionistë.

Në këto ditë protestë ke qenë një ndër personazhet më të sulmuar në rrjete sociale…

Më i shenjestruari, më i kërcënuari, më i sulmuari…

Të kanë shenjestruar si një njeri që i bën fresk kësaj qeverie, që je kundra protestës, ti në të vërtetë çfarë mendon?

Në fakt këta që përmende ti i bëjnë fresk qeverisë, i bën patronazhizmi qeverisë, janë shprehje që 6 vitet e fundit i ka thënë vetëm Fred Cako ndaj meje, në programin “Rrethi Katror”. Sepse po të lexosh se çfarë kam shkruar dhe kam thënë… Madje ne ishim në “Big Brother” nga dy herë dhe kurrë nuk e kemi përmendur qeverinë, që ishte programi më i ndjekur dhe mund t’i bënim fresk dhe asnjeri nuk na ndalonte dhe ishim live pa censurë e pa montazh. Kështu që po të vësh re ka shumë njerëz që i atribuojnë vetes rolin e personit që në gojën tënde mund të fusin çfarëdo lloj fjalësh. Dhe pastaj kthehen tek vetja dhe komentojnë atë që e kanë nxjerrë vetë nga goja e tyre. Problemi është që qeveria nuk luftohet as me kërcënime në Instagram, qeveris nuk luftohet as me sharje dhe ofendime nga robtë e vdekur dhe robtë e gjallë dhe ata që ende nuk kanë lindur, ata që janë te palca e kurrizit, po programohen. Dhe kjo lloj dhune verbale thellë-thellë po e shkërmoq protestën. Si gazetarë të vjetër që jemi, mua nuk më duket ndryshe nga protesta e PD-së. Është protestë pa dhunë fizike, që për këtë kanë goxha meritë, është një protestë ku është parakaluar ngjyra rozë, ngjyra kuq e zi, atdhedashuria, hipokrizia. Por nga ana tjetër kemi dhe një protestë online e cila është makabre, në çdo sekond e çdo minut, kolegëve tanë u vijnë mesazhe shumë këtcënuese, shumë kanibaleske. Dhe po ta vesh re për herë të parë në Shqipëri, ashtu si gjatë protestave Social-Demokrate të Hitlerit, njerëzit kanë dalë me parullat me fotot e gazetarëve, që është shumë, shumë e rëndë. Pra ti u ekspozon armiqtë e ekspozuar kalamajve dhe nënave në turmë, pensionistëve, emigrantëve, diasporës, kosovarëve, shqiptarëve të Maqedonisë, ti u tregon në mënyrë të shenjuar që këta janë ata që na luftojnë ne, këta janë ata që qeveria i ka futur për të na luftuar ne. Pra një luftë e supozuar me armik të supozuar, por që ka një lloj kosto.