Celebrities Film & Tv Lancio Music

Ekskluzive/ Pas “Zemër Labirint”, Luna Çausholli dhe Martin Pano: Po punojmë për një EP së bashku…

Të ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Priftin kanë qenë Luna Çausholli dhe Martin Pano. Të dy artistët kanë zbuluar më shumë detaje në lidhje me projektin e tyre më të ri “Zemër Labirint” që është bërë pjesë edhe e “The Top List”. Jo vetëm kaq por ata kanë zbuluar ekskluzivisht për Top Albania Radio se shumë shpejt do të sjellin edhe një EP së bashku.

Ky është bashkëpunimi ynë i parë, si për mua dhe për Martinin. Gjithçka nisi pas bashkëpunimit që patëm për t’i bërë një surprizë Kellyt. 

Si e shikojnë Luna dhe Martini muzikën sot?

Luna: Unë mendoj që publikut tani i duhet një mesazh i fortë, duhet që me muzikën tonë të përcjellim pozitivitet, kënaqësi dhe gjëra sa më të bukura e spirituale. Unë do të bëja një lloj zhanri që fut simfoninë shumë, por edhe gjërat moderne të muzikës së sotme. 

Martin:  Unë mendoj që çdo njeri kalon shumë etapa në jetë dhe unë do të vazhdoj që të bëj diçka në sensin që të gjej veten dhe njerëzit që e dëgjojnë po ashtu. Unë dua t’i përkthej ndjesitë e tyre në tekstet e mia. 

Të dy u shprehën se do të kishin dëshirë që të prekin skenën e Eurovision-it për të përfaqësuar Shqipërinë.