I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Igli Daizi, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt për shkak të një problemi familjar. Ai ka rrëfyer arsyen pse vendosi që ta linte lojën e tij dhe si ishin ato ditë brenda BBV4 për të…
Më vjen keq që u ndërpre, por për arsyen që dola, më vjen mirë. Para se të futesha në “Big Brother VIP 4”, e lashë nënën time sëmurë, në krevat. Kur më thirrën në Dhomën e Rrëfimit mendova ‘paska mbaruar çdo gjë’. Ruajta qetësinë dhe thashë vetëm “nga duhet të dal?”. Mendova se paska marrë fund çdo gjë dhe nuk çfarë bën tani, se janë punët e Zotit. Edhe pse e humba fare, ruajta qetësinë, pa lot, më morën nga aty ku isha dhe kam dalë direkt. Nëna ime aq keq sa ishte, u mërzit jashtë mase dhe më tha ‘pse nuk e vazhdove, se sa të më ketë dhënë Zoti jetë doja të të shihja aty’. U mërzit jashtë mase dhe u mërzita dhe unë pastaj.