Live From Tirana

Do hynte në Big Brother VIP? Konkurrentja e “Përputhen”: Ose do dal shpejt, ose do fitoj!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Marciela, konkurrente e “Përputhen”. Ajo foli më shumë për jetën e saj personale duke ndarë edhe disa opinione të pathëna më parë…

Do ta konsideroje të merrje pjesë në “Big Brother VIP 6”?

Më pyesin vazhdimisht njerëzit nëse do të futem në “Big Brother”. Të them të drejtën nuk e kam idenë fare se çfarë do të bëhet deri atëherë. Është një eksperiencë që për mua është kulmi i frikës të të qenurit e perceptuar. Unë në “Big Brother” ose futem dhe dal shumë shpejt, sepse nuk e përballoj dot, ose do futem dhe do jem fituese. Nuk mendoj që unë në “Big Brother” do kem të mesme.