BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Je plusi dhe minusi im…” Deklarata e Mateos për Brikenën që po bën bujë!

Teksa emocionet në “Big Brother VIP Albania” arrijnë kulmin, marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës vijon të jetë në qendër të vëmendjes, me deklarata gjithnjë e më të forta që po ndezin debat në rrjet.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, me Heidi Bacin, Mateo Borri ka bërë një rrëfim të ndjerë për ndikimin që Brikena ka pasur tek ai, duke e përshkruar raportin e tyre si një përzierje emocionesh të forta.

Unë ia kam thënë Brikenës, ‘ti je plusi dhe minusi im’… për të vetmen arsye sepse unë si Mateo nuk cenohem në asgjë, por në momentin që ti më cenon në gjënë time më të shtrenjtë…

I pyetur nëse do të donte që ajo të ishte më “luftarake” në lojë, Mateo u shpreh:

Brikena ka karakterin e saj, ka treguar edukatën e saj. Nuk jam askushi për t’i treguar Brikenës se çfarë duhet të bëjë e çfarë jo…

Megjithatë, ai la të kuptohet se disa situata mund të ishin menaxhuar ndryshe:

Thjesht nuk duhet të kishte lejuar disa njerëz… të tregonte anën njerëzore… është më e mirë seç duhet.

Deklaratat e tij hedhin dritë mbi një marrëdhënie të ndërlikuar, ku ndjenjat e forta përzihen me zhgënjime dhe pritshmëri, duke e bërë historinë e tyre një nga më të komentuarat e këtij edicioni.