Bota

Kaliforni, vidhen 1,000 objekte historike nga koleksioni i muzeut të Oaklandit

Policia e Kalifornisë ka nisur një hetim të gjerë pas vjedhjes së më shumë se 1,000 sendeve nga koleksioni i Muzeut të Oaklandit të Kalifornisë, ngjarje që ka tronditur komunitetin kulturor të shtetit.

Sipas autoriteteve, vjedhja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 tetorit, në një depo jashtë ndërtesës kryesore të muzeut. Hajdutët kanë arritur të hyjnë në objekt dhe të marrin një sasi të konsiderueshme artefaktesh, përfshirë bizhuteri metalike, shporta amerikane vendase, si dhe një numër të madh objektesh historike të shekullit XX.

Drejtoresha e muzeut, deklaroi se hetimi po bëhet publik për shkak se artefaktet mund të jenë nxjerrë në tregjet e zeza apo dyqanet e antikiteteve.

“Ato nuk janë vetëm një humbje për muzeun. Janë një humbje për publikun dhe për komunitetin tonë. Shpresojmë që qytetarët të na ndihmojnë t’i kthejmë në shtëpi”, është Drejstoresh e muzeut.

Ndërkohë, në hetim është përfshirë edhe një njësi e Byrosë Federale të Hetimit, FBI, që specializohet në krime arti, përfshirë vjedhje, falsifikime dhe trafikim të pasurisë kulturore. Ekspertët e fushës mendojnë se sendet mund të jenë shitur tashmë në tregje të ndryshme.

Kjo nuk është hera e parë që muzeu bëhet shënjestër e grabitësve. Në vitin 2013, një person kishte vjedhur një kuti bizhuterish të epokës së Etheve të Arit, e cila më pas u gjet falë ndihmës së publikut. Fogarty shpreson që historia të përsëritet edhe kësaj radhe.

Vjedhja ndodhi vetëm disa ditë para grabitjes historike nga Luvri në Paris, duke ngritur shqetësime për një valë të re krimesh ndaj pasurisë kulturore botërore.